Republic of Kosovo

Ministry of Regional Development

SQ EN SR
  • Home
  • Ministry
    • Vision and Mission
    • About Us
    • Minister
    • The Cabinet of the Minister
    • Deputy Ministers
    • Secretary General
  • Organization
    • Department of Regional Development
    • Department of Regional Socio-Economic Planning and Analysis
    • Department for European Integration and Policy Coordination
    • Department of Finance and General Services
    • Internal Audit Division
    • Public Communication Division
    • Procurement Division
    • Legal Division
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organizational Chart
  • Policies and Strategies
    • Concept documents
    • Strategies
    • Socio-economic analysis
    • Development policies
    • Annual plans
    • Annual / periodic reports
    • Publication
    • Development Programs
    • International Conference on Regional Development 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legislation
    • Laws
    • Administrative Instructions
    • Regulations
    • Decision
    • Internal guidelines
    • Memorandum
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Proclamation
    • Invitations & Announcements
    • Public procurement
    • Call for proposals
    • Jobs
    • Questions / Answers
  • News
  • Contact

Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në tryezën e organizuar nga AZHR Perëndim për themelimin e Qendrave të Zhvillimit Rajonal

Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në tryezën e organizuar nga AZHR Perëndim për themelimin e Qendrave të Zhvillimit Rajonal

27 nëntor 2025

SHARE
PRINT

Sot, më datë 27.11.2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në tryezën e organizuar nga AZHR Perëndim, me fokus në diskutimin e procesit të themelimit dhe funksionalizimit të Qendrave të Zhvillimit Rajonal për rajonet Perëndim dhe Jugperëndim.

Takimi u hap nga z. Sokol Luta, Drejtor i AZHR Perëndim, i cili prezantoi qëllimin e organizimit të kësaj tryeze, duke vënë theksin në shqyrtimin e hapave konkretë institucionalë dhe operacionalë për krijimin e këtyre qendrave. Këto qendra do të shërbejnë si mekanizma mbështetës për komunat në planifikimin e zhvillimit rajonal, koordinimin ndërkomunal, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e përthithjes së fondeve zhvillimore.

Më pas, Dr. Refike Sülçevsi, U.D. Sekretare e Përgjithshme e MZHR-së, theksoi rëndësinë e organizimit të kësaj tryeze, duke vlerësuar se ky takim ka një rëndësi të veçantë për konsolidimin e sistemit të zhvillimit rajonal të balancuar në Republikën e Kosovës, si dhe është në përputhje të plotë me obligimet institucionale që dalin nga Ligji nr. 08/L-190 për Zhvillim Rajonal të Balancuar, i cili përcakton bazat ligjore të funksionimit të politikave rajonale, forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe zhvillimit socio-ekonomik të ekuilibruar ndërmjet rajoneve të vendit.

Takimi vazhdoi me fjalë rasti nga Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, dhe Kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, të cilët shprehën mbështetje për këtë proces dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në zhvillimin e strukturave rajonale.

Në këtë tryezë, nga Ministria e Zhvillimit Rajonal morën pjesë: z. Ylber Çitaku, Drejtor i DPKZH, znj. Kreshnike Arifi, Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal, si dhe përfaqësues të tjerë nga komunat e Rajonit Perëndim.

Ministria e Zhvillimit Rajonal mbetet e përkushtuar në avancimin e politikave të zhvillimit rajonal dhe në forcimin e bashkëpunimit me agjencitë rajonale dhe komunat, në funksion të zhvillimit të balancuar socio-ekonomik në të gjitha rajonet e vendit.

Other

Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në tryezën e organizuar nga AZHR Perëndim për themelimin e Qendrave të Zhvillimit Rajonal MZHR zhvillon takim pune me Universitetin “Haxhi Zeka” dhe Qendrën për Inovacion dhe Ndërmarrësi – NOVA Minister of MRD, Mr. Fikrim Damka, met with the President of TİKA, Mr. Abdullah Eren The Ministry of Regional Development participates in the workshop organized by the University “Haxhi Zeka”

Ministry

  • Organization
  • Policies and Strategies
  • Proclamation
  • News
  • Contact

Notifications

  • Invitations & Announcements
  • Public procurement
  • Jobs

Links

  • Flag of the Republic of Kosovo
  • Constitution of the Republic of Kosovo
  • President of the Republic of Kosovo
  • Assembly of the Republic of Kosovo

Adress

  • Ex Rilindja building Floors: 10 Pristina, Republic of Kosovo
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministry of Regional Development

logo