Në kuadër të implementimit të projekteve nga “Thirrja Publike për Mbështetje Financiare të Projekteve/Programeve të OJQ-ve në Avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar”, OJQ “Akademia” më 24.07.2025 ka realizuar aktivitetin me temën “Fuqizo Kreativitetin Tënd”. Ky aktivitet kishte për qëllim të inkurajojë individët të shfrytëzojnë dhe të zhvillojnë potencialin e tyre krijues, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale dhe komunitare.
Në kuadër të këtij projekti, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), mori pjesë edhe zyrtari i MZHR-së, z. Aridon Morina, i cili është përgjegjës për monitorimin e OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në objektin e Glass Reklama SH.P.K., në Shtime.