Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) nga data 7-9 nëntor 2024, mbajti punëtorinë tre ditore për draftimin dhe përmirësimin e Planit Strategjik Institucional për periudhën 2025-2027 si dhe Rishikimin e PKZH për periudhën 2025-2027.
Në këtë punëtori morën pjesë: Zëvendësministrat z. Ali Tafarshiku dhe z. Elldin Uglari, Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj, znj. Armenda Berani-Shala nga Zyra e Kryeministrit, z. Visar Rushiti- ekspert nga SIGMA, si dhe drejtorë të departamenteve dhe udhëheqës të njësive të veçanta të MZHR-së.
Punëtoria u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z. Besim Kamberaj, i cili theksoi që qëllimi i punëtorisë është finalizimi i Draft-Planit Strategjik Institucional të MZHR-së, përfshirë përcaktimin e objektivave strategjike të zhvillimit rajonal, vendosjen e objektivave operacionale për 2025, dhe harmonizimin e Planit Kombëtar për Zhvillim Rajonal për periudhën 2025-2027.
Punëtoria u realizua sipas agjendës tre-ditore dhe kishte për qëllim përgatitjen dhe përmirësimin e planit Strategjik Institucional ku u zhvilluan punime intensive në tri drejtime kryesore strategjike:
Shqyrtimi i qëllimeve afatgjata të MZHR-së në kontekstin e zhvillimit rajonal të Kosovës, të bazuar në Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020-2030.
Përcaktimi i Objektivave Operacionale për Planin Strategjik dhe Institucional për vitet 2025- 2027. Përcaktimi i aktiviteteve prioritare për vitin e parë të planit, duke vendosur afate të qarta për realizimin e tyre dhe ndarjen e përgjegjësive midis departamenteve përkatëse dhe
Rishikimi i Planit Kombëtar për Zhvillim Rajonal (PKZH) për periudhën 2025-2027 - Sigurimi i harmonizimit të PKZH-së me nevojat aktuale dhe të ardhshme për zhvillim rajonal duke theksuar rolin e MZHR-së në avancimin e projekteve strategjike të vendit.
Kjo punëtori ka për qëllim të forcojë kapacitetet e MZHR-së për planifikim strategjik dhe zbatim efikas të politikave, duke siguruar që vizioni dhe objektivat e ministrisë për periudhën 2025-2027 të jenë të realizueshme dhe të bazuara në analiza të thelluara të nevojave rajonale në vend.