Më 20 mars 2025, z.Besim Kamberaj-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal mori pjesë në Konferencën Rajonale të ESG WB6 në Prishtinë, organizuar nga ESRA në bashkëpunim me Odën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (CTIK). Konferenca, e financuar nga Bashkimi Evropian përmes Fondit të Ballkanit Perëndimor, mblodhi palët kryesore të interesuara për të diskutuar mbi integrimin e parimeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) në rajon.
Sekretari i Përgjithshëm z.Besim Kamberaj mori pjesë në Panelin 3: Bashkëpunimi Ndërsektorial për ESG, ku theksoi rolin vendimtar të politikave qeveritare, partneriteteve publiko-privat dhe qeverisjes lokale në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal.