Sot më datë 21.03.2025, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për Projektin Projektin ‘’Ndërtimi i objektit administrativ për nevojat e zejtarëve ESNAF”në Prizren
Ministri z.Damka së bashku me kryetarin e komunës së Prizrenit z. Shaqir Tota dhe dhe Kryetarit të Shoqatës së Zejtarëve dhe Biznesmenëve z.Varis Xhejlani inauguruan fillimin e punimeve fillimin e punimeve për Projektin “ Ndërtimi i objektit administrativ për nevojat e zejtarëve ESNAF” të bashkëfinancuar nga MZHR dhe komuna e Prizrenit.
Projekti në fjalë do t’u mundësojë zejtarëve dhe biznesmenëve të zhvillojnë bizneset e tyre, të inkurajojnë investimet e huaja dhe të zbatojnë projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin socio- ekonomik të komunës së Prizrenit
Në këtë ceremoni morën pjesë: Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, Kryetari i Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj, Sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Besim Kamberaj, Drejtori i Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal z.Ylber Çitaku dhe Kryetari i Shoqatës së Zejtarëve dhe Biznesmenëve z.Varis Xhejlani.