Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal, janë:
Planifikon dhe Koordinon aktivitetet në përkrahje të zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës me Qendrat përgjegjëse për zhvillim rajonal;
Propozon modelin e funksionimit të Qendrave përgjegjëse për zhvillim rajonal, në bashkëpunim me Partneret dhe akteret tjere;
Monitoron Planet Operacionale të cilat financohen nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar;
Bashkërendon aktivitetet me Ministrinë përgjegjëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti si dhe institucionet e tjera për zhvillimin e zonave ekonomike me qëllim të zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar;
Monitoron Qendrat përgjegjëse për zhvillim rajonal.
Udhëheqësi i Divizionit për Koordinimin e Zhvillimit Rajonal raporton tek Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal.