Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), me qëllim të avancimit të sistemit të aplikimit për Grante për biznese, njofton të gjithë të interesuarit se në konsultim dhe bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI-në) – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka ndryshuar sistemin online të aplikimit për vitin 2021. Pra, sistemi online i aplimit SMAED i cili është shfrytëzuar për aplikim në vitin 2020, është zëvendësuar me sistemin online të aplikimit ekosova i cili do të jetë i hapur për krijim të qasjeve nga data 18.02.2020.
Me këtë rast, njoftojmë gjithë të interesuarit dhe të gjitha bizneset në Republikën e Kosovës, se MZHR është në proces të finalizimit të thirrjeve për aplikim për grante për vitin 2021, si dhe shumë shpejt do të bëhet publikimi i thirrjeve për aplikim në kuadër të platformës ekosova
Faleminderit për mirëkuptim!