Zëvendësministrat
Zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal – Almir Veliji
Almir.veliji@rks-gov.net – 038/200- 64-554
Almir Veliji ka lindur më 16 gusht 1990 në Prizren. Ai ka përfunduar arsimin fillor në shkollën fillore Mushnikova ne Mushnikovë dhe arsimin e mesëm pranë shkollës së mesme Luciano Motroni. Në vitin 2010 ai filloi studimet e tij universitare në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtines ku dhe ka diplomuar në vitin 2014, është në përfundim te studimeve master studimet e sigurise.
Në vitin 2014 ai u emërua si këshilltar në Kuvendin e Republikës së Kosovës deri në 2018, dhe në vitin 2020-21 si këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe tash është zv.Minister në Ministrin e Zhvillimit Rajonal.Në vitin 2020 ai u zgjodh anëtar i partis dhe Nënkryetari të Partisë Bashkimsocial Demokrat (BSD) - dega në Prizren.
Ka kontribu në shumë fushat për të rinje, ka përfunduar disa seminare me suksese me NDI (National Democratic Institute).
Ai ka iniciuar shumë aktivitete dhe projekte humanitare për njerëzit në nevojë.
Gjuha e tij amtare është Boshnjakishtja . Ai poashtu flet shqip, serbisht dhe anglisht.
___________________________________________________________________
Zv. Ministri i Zhvillimit Rajonal – Agon Dobruna
E-mail: agon.dobruna@rks-gov.net
Agon Dobruna ka lindur më 23/06/1987 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje ndërsa, shkollimin universitar dhe atë pasuniversitar e kreu në Universitetin e Prishtinës, pranë Fakultetit Ekonomik. Më konkretisht, z. Dobruna ka përfunduar studimet themelore dhe pasuniversitare në ekonomi, drejtimi menaxhment dhe informatikë.
Sa i takon angazhimit profesional, karriera e z. Dobruna është mjaft e pasur dhe e shumëanshme. Më konkretisht, nga viti 2010 deri më 2021, z. Dobruna ka shërbyer në pozitën e udhëheqësit regjional të Përkujdeset ndaj konsumatorëve, pranë Korporatës Energjetike të Kosovës (më vonë: KEDS dhe KESCO) Distrikti në Gjakovë. Jo më pak e rëndësishme, nga viti 2014 deri më 2018, z. Dobruna kreu me sukses detyrën e Anëtarit të Bordit pranë Ndërmarrjes Publike Komunale KRM ‘Çabrati’ sh.a. në Gjakovë, me ç ‘rast u shqua për aftësitë e tij menaxheriale, vizionin strategjik dhe njohuritë e thelluara mbi qeverisjen korporative.
Pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit, dhe veçanërisht pas rezultatit plebishitar që doli nga ato zgjedhje, duke qenë se subjekti politik Alternativa ishte pjesë e koalicionit fitues, z. Dobruna u emërua Zv. Ministër në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, si pjesë e Kabinetit ‘Kurti II’, të udhëhequr nga Kryeministri z. Albin Kurti. Zv. Ministri Dobruna është i përkushtuar që gjithë përvojën, dijen, njohuritë dhe shkathtësitë e tij ti vë në dispozicion të komunitetit në nevojë. Zv. Ministri Dobruna, veçanërisht do të angazhohet për krijimin e politikave publike që kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve, sidomos duke shfrytëzuar asetet ekzistuese dhe resurset e ardhshme që do të zhvillohen, në mënyrë që të krijohet një mjedis i favorshëm për zhvillim të rajoneve.
Përpos gjuhës amtare, z. Dobruna ka njohuri të kënaqshme të gjuhës Angleze.