Rezultatet e Fazës së dytë (Vlerësimi përmbajtësor) – Thirrja për propozime “Programi për Zhvillim Rajonal të Balansuar” PZHRB 2023, Lot 1 (start-up), Lot 1 (biznes ekzistues) dhe Lot 2 (biznes ekzistues)
1. Rajoni Zhvillimor Qendër Aplikantët nga komunat (Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Shtime, Lipjani dhe Graçanica)
Qendër: Lot 1 (start-up); Lot 1 (biznes ekzistues); Lot 2 (biznes ekzistues)
2. Rajoni Zhvillimor Veri Aplikantët nga komunat (Mitrovica, Mitrovica Veriore, Vushtrria, Skenderaj, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok)
Veri: Lot 1 (start-up); Lot 1 (biznes ekzistues); Lot 2 (biznes ekzistues)
3. Rajoni Zhvillimor Lindje Aplikantët nga komunat (Gjilani, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçaniku, Novobërda, Shtërpca, Kamenica, Vitia, Kllokoti, Ranillugu dhe Parteshi)
Lindje: Lot 1 (start-up); Lot 1 (biznes ekzistues); Lot 2 (biznes ekzistues)
4. Rajoni Zhvillimor Jug Aplikantët nga komunat (Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Suhareka, Malisheva dhe Mamusha)
Jug: Lot 1 (start-up); Lot 1 (biznes ekzistues); Lot 2 (biznes ekzistues)
5. Rajoni Zhvillimor Perëndim Aplikantët nga komunat (Peja, Klina, Deçani, Juniku, Gjakova dhe Istogu)
Perëndim: Lot 1 (start-up); Lot 1 (biznes ekzistues); Lot 2 (biznes ekzistues)
Për Aplikantët e kualifikuar nga faza e dytë / parakualifikuar, siç është e përcaktuar me udhëzuesin për aplikantë ju lutem t’i sjellni në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal:
• Dëshminë nga Regjistri i Kredive të Kosovës RKK (apo siç njihet në banka CRK - Credit Registry of Kosova) si në vijim:
• Për Lot 1 (startup): Meqenëse kemi të bëjmë me biznese fillestare (Start-Up biznese) duhet të sjellin Dëshminë nga Regjistri i Kredisë së Kosovës i llogarive Personale, të cilat mund të merren në bankën ku keni llogari të hapur apo në Bankën Qendrore të Kosovës BQK.
• Për Lot 1 (biznes ekzistues) - përfituesit duhet të sjellin: Dëshminë nga Regjistri i Kredisë Kosovës (apo siç njihet në banka CRK - Credit Registry of Kosova) të llogarive Personale dhe të Biznesit të cilat mund të merren në bankën ku e keni llogarinë e hapur apo në Bankën Qëndrore të Kosovës – BQK si dhe konfirmimin bankar që kanë llogari biznesi të hapur nga ndonjëra nga bankat e Kosovës.
• Për Lot 2 (biznes ekzistues) - përfituesit duhet të sjellin: Dëshminë nga Regjistri i Kredisë Kosovës (apo siç njihet në banka CRK - Credit Registry of Kosova) të llogarive Personale dhe të Biznesit të cilat mund të merren në bankën ku e keni llogarinë e hapur apo në Bankën Qëndrore të Kosovës – BQK si dhe konfirmimin bankar që kanë llogari biznesi të hapur nga ndonjëra nga bankat e Kosovës.
Ky dokumentacion duhet të sillet deri më datë 10.08.2023, në rast të mos sjelljes së dokumentacionit të kërkuar brenda afatit MZHR do t’ua refuzojë parakualifikimin e grantit.
Para-kualifikimi si përfitues i grantit nuk nënkupton edhe përzgjedhjen finale. Për të gjitha Lot-et përzgjedhja përfundimtare bëhet pas sjelljes së dokumentacionit të kërkuar nga MZHR, si dhe për LOT 1 dhe Lot 2 biznese ekzistuese pas realizimit të fazes së tretë verifikimi në teren nga zyrtarët e MZHR-së.
Sqarim: Rezultatet e aplikantëve janë të shpalluara me numrin e protokolit të aplikantëve. Aplikantët që kanë aplikuar pas afatit të përcaktuar me thirrjen për propozime janë diskualifikuar me automatizëm dhe nuk figurojnë në listat e shpallura.
Ankesat: Në rast të ankesave ato mund të adresohen përmes email-it sipas Rajonit Zhvillimor (shih pikën 3.2 të udhëzuesit për aplikantë PZHRB 2023) 8 ditë nga data e publikimit të rezultateve.