Rezultatet e Fazës së dytë (Vlerësimi i Aplikacioneve) – Skema e granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balansuar” PZHRB 2021 Lot 1 (startup) dhe Lot 1 (biznese ekzistuese)
1. Rajoni Zhvillimor Qendër Aplikantët nga komunat (Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Shtime, Lipjani dhe Graçanica)
Qendër Lot 1 (startup); Lot 1 (biznese ekzistuese)
2. Rajoni Zhvillimor Veri Aplikantët nga komunat (Mitrovica, Mitrovica Veriore, Vushtrria, Skenderaj, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok)
Veri - Lot 1 (startup); Lot 1 (biznese ekzistuese)
3. Rajoni Zhvillimor Lindje Aplikantët nga komunat (Gjilani, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçaniku, Novobërda, Shtërpca, Kamenica, Vitia, Kllokoti, Ranillugu dhe Parteshi)
Lindje - Lot 1 (startup); Lot 1 (biznese ekzistuese)
4. Rajoni Zhvillimor Jug Aplikantët nga komunat (Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Suhareka, Malisheva dhe Mamusha)
Jug - Lot 1 (startup); Lot 1 (biznese ekzistuese)
5. Rajoni Zhvillimor Perëndim Aplikantët nga komunat (Peja, Klina, Deçani, Juniku, Gjakova dhe Istogu)
Perëndim - Lot 1 (startup); Lot 1 - (biznese ekzistuese)
Për Aplikantët e para-kualifikuar, siç është e përcaktuar me udhëzuesin për aplikantë ju lutem t’i sjellni në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal:
- Dëshminë nga Regjistri i Kredive të Kosovës RKK (apo siç njihet në banka CRK - Credit Registry of Kosova) si në vijim:
- Për Lot 1 (startup): Meqenëse kemi të bëjmë me biznese fillestare (Start-Up biznese) duhet të sillet Dëshmia nga Regjistri i Kredisë Kosovës i llogarive Personale, të cilin mund ta merrni në bankën ku keni llogari të hapur apo në Bankën Qendrore të Kosovës BQK.
- Për Lot 1 (biznes ekzistues) - bizneset ekzistuese duhet të sjellin: Dëshminë nga Regjistri i Kredisë Kosovës të llogarive Personale dhe të Biznesit si dhe Vërtetimin e qarkullimit vjetor nga ATK për v.2020.
Ky dokumentacion duhet të sillet deri më datë 25.05.2021. Në rast të mos sjelljes së dokumentacionit të kërkuar brenda afatit MZHR do t’ua refuzojë parakualifikimin e grantit.
Para-kualifikimi si përfitues i grantit nuk nënkupton edhe përzgjedhjen finale. Për të gjitha Lot-et përzgjedhja përfundimtare bëhet pas sjelljes së dokumentacionit të kërkuar nga MZHR, si dhe për LOT 1, biznese ekzistuese pas realizimit të vizitës në teren nga zyrtarët e MZHR-së.
Sqarim: Rezultatet e aplikantëve janë të shpalluara me numrin personal të aplikantëve.
Në rast të ankesave ato mund të drejtohen në arkivë tek Ministria e Zhvillimit Rajonal Adresa: Rr.Perandori Justinian (Lagja Pejton) Nr.116, Prishtinë 15 ditë nga data e publikimit.