- Rajoni Zhvillimor (03) veprimtaritë e bizneseve që veprojnë në komunat (Pejë, Istog, Klinë, Deçan).
Sqarim:
Aplikantët e shpallur me Kalon në tabela llogariten si të para kualifikuar nga faza e dytë, rrjedhimisht siç edhe është e përcaktuar me udhëzuesin për aplikantë brenda 15 ditëve duhet ndiqen hapat në vijim:
- Komisioni vlerësues i MZHR-së del në teren dhe verifikon përputhshmërinë e të dhënave në aplikacion dhe dokumentacionin e bashkangjitur në platformën eKosova me gjendjen faktike në teren/biznes.
Të para kualifikuarit luten t’i sjellin në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal Dokumentet shtesë para nënshkrimit të kontratës, dhe ate:
• Klasifikimi i aplikantit në Regjistrin e Kredisë Kosovës (CRK – Credit Registry of Kosovo) për llogaritë personale të pronarit, aksionarëve dhe personave të autorizuar si dhe të biznesit. Klasifikimet e pranueshme nga CRK duhet të jenë në kategorinë A dhe B, kurse për kategorinë C do të kërkohen sqarime shtesë.
• Konfirmimi nga banka për llogarinë aktive të biznesit.
• Certifikata që personi juridik nuk është shpallur i falimentuar ose është iniciuar procedura e falimentimit.
Ky dokumentacion duhet të sillet deri më datë 22.08.2025, në rast të mos sjelljes së dokumentacionit të kërkuar brenda afatit MZHR do t’ua refuzojë para kualifikimin e grantit.
Para-kualifikimi si përfitues i grantit nuk nënkupton edhe përzgjedhjen finale, përzgjedhja përfundimtare bëhet pas konfirmimit në Fazën e tretë – verifikimi në teren dhe sjelljes së dokumentacionit të kërkuar nga MZHR.
Rezultatet e aplikantëve janë të shpallura me numër të protokollit, Komuna ( Rajoni ekonomik). numrin unik të biznesit dhe kalon/Rezervë/nuk kalon.
Ankesat:
Në rast të ankesave ato mund të adresohen në formë fizike në Arkivin e MZHR-së (ish objekti i Rilindjes) kati III (shih orarin Indikativ për aplikantë PZHRB 2025) 15 ditë nga data e publikimit të rezultateve prej datës 07/08/2025 deri më datë 21/08/2025.