Divizioni për Performancë Socio-ekonomike rajonale
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Performancë Socio-Ekonomike Rajonale, janë si vijon:
- Zhvillon kriteret për monitorimin e aktiviteteve të zhvillimit rajonal;
- Përcakton fushat dhe harton treguesit për matjen e zhvillimit socio-ekonomik të balancuar rajonal;
- Hulumton dhe analizon statistikat për zhvillimin rajonal të balancuar;
- Krijon sistemin dhe organizon procesin e raportimit të dhënave nga komunat dhe niveli qendror lidhur me zhvillimin socio-ekonomik rajonal;
Udhëheqësi i Divizionit për Performancë socio-ekonomike rajonale, raporton tek Drejtori i Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio - Ekonomike Rajonale.