Divizioni për Zhvillim Rajonal të Balancuar
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, janë si vijon:
- Bashkërendon aktivitetet me ministritë e linjës dhe institucionet tjera, lidhur me hartimin e analizave për zhvillimin socio-ekonomik të balancuar;
- Përgatit analizën vjetore lidhur me investimet kapitale të institucioneve qendrore të realizuara në komuna sipas rajonave ekonomike;
- Përgatit profilet e rajoneve socio – ekonomike;
- Përgatit analiza për zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balancuar;
- Përgatit Raportin vjetor lidhur programet e realizuara për zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balancuar.
Udhëheqësi i Divizionit për Zhvillimin Rajonal të Balancuar, raporton tek Drejtori i Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio - Ekonomike Rajonale.