Divizioni për Koordinim të Politikave
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë si vijon:
- Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë mes tyre dhe me dokumentet tjera qeveritare;
- Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept-dokumenteve për legjislacion;
- Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;
- Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e Planit Vjetor të Punës, duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante;
- Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë;
Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave raporton tek Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.