Divizioni për Buxhet dhe Financa
Detyrat e Divizionit për Buxhet e Financa janë:
- Përgatitë propozimet buxhetore;
- Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë;
- Percjelle dhe raporton lidhur me procesin buxhetor;
- Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
- Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
- Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.
Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.