Divizioni i TI dhe Shërbimeve Logjistike
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike janë:
- Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë;
- Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;
- Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;
- Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
- Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
- Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.
Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike, raporton tek Drejtori i Departamentit.