Divizioni Ligjor
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit ligjor janë:
- Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
- Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
- Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
- Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë;
- Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
- Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore;
Udhëheqësi i Divizionit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Kontakti:
Shkëndije Dinaj
Udhëheqëse
Zyrtar përgjegjës i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për mbrojtjen e të dhënave personale
shkendije.dinaj@rks-gov.net
038/ 200 64 524