Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Thirrje për aplikim - BERZH në bashkëpunim me MZHR ofrojnë trajnime online në fushën e menaxhimit të financave

12 janar 2021

SHARE
PRINT

  • Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR) prezantojnë trajnimet online falas në fushën e menaxhimit të financave për të ndihmuar bizneset mikro, të vogla dhe të mesme;
  • Pas përfundimit të trajnimeve, pjesëmarrësit to pajisen me certifikatë të lëshuar nga BERZH dhe MZHR;
  • Programi synon të përfshijë më shumë se 100 biznese në ngritjen e kapaciteteve të tyre;

BERZH në bashkëpunim me MZHR-në hap thirrjen për trajnime online në kuadër të menaxhimit të financave për t’i ardhur në ndihmë bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), që po përballen me ndikimet ekonomike të pandemisë së shkaktuar nga covid19.

Ky trajnim synon të mbështet ndërmarrjet mikro dhe të vogla duke u ofruar atyre njohuri dhe materiale për menaxhimin e financave, veçanërisht menaxhimin e likuiditetit dhe përgatitjen e pasqyrave financiare për të tërhequr financime të jashtme dhe për të përmbushur kërkesat e raportimit financiar.

Si i tillë, BERZH në bashkëpunim me MZHR-në do të zhvillojë një seri seminaresh për të ndihmuar këto ndërmarrje të fitojnë aftësi në analizimin e kostove të tyre, ristrukturimin e kredive dhe detyrimeve të tjera, marrjen e vendimeve të drejta financiare dhe përgatitjen e pasqyrave për kërkesat e raportimit financiar dhe tatimor

Trajnimi i paraqitur nga BERZH dhe MZHR në kuadër të mbështetjes së shtuar gjatë krizës aktuale, do të përqendrohet në ketë shtylla kyçe:

  • Hyrje në kërkesat e legjislacionit vendor për raportimin financiar;
  • Përgatitja e Pasqyrës së të ardhurave, Pasqyra e pozicionit financiar dhe Pasqyra e rrjedhës së parasë;
  • Raportimi i performancës financiare;
  • Matja e arritjes së objektivave të kompanisë;
  • Kapitali qarkullues dhe menaxhimi i tij;
  • Likuiditeti dhe kategoritë më të gjera të koeficienteve;
  • Menaxhimi i stoqeve, llogarive të arkëtueshme, llogarive të pagueshme;
  • Menaxhimi dhe parashikimi i parasë të gatshme;
  • Burimet e financimit - ristrukturimi i detyrimeve.

BERZH dhe MZHR, për bizneset që i kane ndjekur trajnimet do të ofrojnë një Certifikatë të kompletimit të suksesshëm të personalizuar në nivel individi dhe kompanie.

BERZH dhe MZHR janë angazhuar fuqishëm për të mbështetur bizneset e vogla gjatë kësaj periudhe duke i ndihmuar ato të krijojnë rezistencën e duhur për tejkalimin e sfidave dhe rimëkëmbjen e tyre.

Trajnimet janë të planifikuara nga data 18.01.2021 deri 29.01.2021 dhe do jenë të ndara në disa grupe. Trajnimet për secilin grup do zgjasin 2 ditë me nga 3 orë, dhe do organizohen plotësisht online. Të drejtë aplikimi dhe pjesëmarrje ka secili biznes përfitues nga MZHR në vitet 2018, 2019 dhe 2020, si dhe trajnimet janë të hapura për aplikim/pjesëmarrje edhe për të gjitha bizneset tjera në Kosovë. Materialet e trajnimit janë ne gjuhën shqipe.

Për të shprehur interesimin tuaj për pjesëmarrje dhe për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni: +383 (0)49 780376 apo në  asollia@ebrd.com. Afati i fundit i aplikimit është 16 Janar, 2021.

 

Lajme të tjera

Ministria e Zhvillimit Rajonal realizon Konferencën “Roli i Universiteteve në Zhvillimin Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar” Zëvendësministri Ali Tafashiku realizoi vizitë zyrtare në Mal të Zi Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u takua me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Kemal Memişoğlu, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya. Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka merr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalya

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo