Në kuadër të implementimit të projektit "INTEGRIMI I TË RINJVE TË KOMUNËS SË KAÇANIKUT PËRMES ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK” të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, OJQ “QENDRA E RINISË SË KAÇANIKUT AKTIV” realizoi punëtorinë me titull ”Integrimi i të rinjve të komunës së Kaçanikut përmes zhvillimit socio-ekonomik” të projektit "INTEGRIMI I TË RINJVE TË KOMUNËS SË KAÇANIKUT PËRMES ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK” në Restorant Egzona, në Kaçanik.
Zyrtarja e MZHR-së të cila është në monitorim të OJQ-ve me datë 11/10/2021 mbajti takim (përmes platformës viber) me OJQ-në lidhje me punëtorinë, vlen të theksohet se punëtoria e kësaj OJQ-je është mbajtur në dy sesione të ndara.