Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR” - OJQ “ERA FRUIT” me datën 20.05.2022, në orën 10:00, ka realizuar trajnimin me temën,”Si të realizojm një projekt propozim“ në kuader të projektit/programit: “Aftësimi profesional në përpilimin e projekt propozimeve dhe biznes planeve për të rinjtë dhe gratë në Komunën e Podujevës“.
Në trjanim morën pjesë të rinjtë dhe gratë nga Komuna e Podujevës, ku u shpalosën hapat qellimet, pengesat dhe evitimi i këtyre pengesave që mund ti hasin të rinjtë dhe gratë deri te realizimi i një projekt propozimi.
Në këtë aktivitet mori pjesë dhe zyrtarja e MZHR-së e cila është në monitorim të OJQ-ve, ky aktivitet u realizua në Podujevë.