Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “ASOCIACIONI I GRUAS FEMINAE” me datën 25.05.2022, në orën 10:00, ka realizuar trajnimin me temën, “Hartimi i Planit të biznesit të ndërmarrjes “ trajnim i cili u mbajte në kuadër të projektit “Rrjetizimi dhe aftësimi i Grave në Biznes “. Në trajnim morën pjesë femra nga komunitete të ndryshme kryesisht nga komuna e Prizrenit, ku u shpalosën hapat se si arrihet deri te realizimi i një plan të biznesit .
Në këtë aktivitet mori pjesë dhe zyrtari i MZHR-së , ky aktivitet u realizua në Prizren.
Bashkangjitur gjeni disa foto të realizuara me datën 25.05.2022.