Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “EQUALITY” me datën 31.05.2022, në orën 12:30, ka realizuar punëtorin finale me temën, “Zhvillimi i Qëndrueshëm për të gjithë “ punëtoria e cila u mbajtë në kuadër të projektit “Mbështetja për gratë e komunitetit boshnjak në sipërmarrjet private për zhvillim të qendrueshëm socio-ekonomik “, ku u prezantuan aktivitete e realizuara, rezultatet të arritura dhe në fund u përmblodhën konkluzionet.
Në punëtori morën pjesë të rinjtë dhe gratë kryesisht nga komuniteti boshnjak, si dhe përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ky aktivitet u realizua në fshatin Reqan të Komunës së Prizrenit.