Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Jeto Shëndetshëm ” me datën 02.06.2022, në orën 13:00, ka realizuar trajnimin me temën, “Nxitja dhe vetëdijesimi i të rinjve, në kuadrin e zhvillimit socio-ekonomik në Prizren”, ku qëllimi i trajnimit ishte vetëdijesimi dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës.
Në trajnim morën pjesë të rinjtë kryesisht nga komuna e Prizrenit, si dhe përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ky aktivitet u realizua në shkollën e mesme ekonomike ”Ymer Prizreni” në Prizren.