Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR” – AZHR-QENDËR është duke realizuar puntori në nivel rajoni për zyrtar komunal të përshirë në procesin e zhvillimit të projekteve, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve në nivel rajoni dhe promovim të bashkëpunimit ndër-komunal në rajonin tonë, duke u bazuar në projektin “Zyrtarët Komunal më të shkathët në promovimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar përmes menaxhimit të ciklit të projekteve“.
Në këtë puntori e cila ka filluar më dt.15/09/2022 dhe zgjat deri më dt. 26/09/2022 janë duke marrë pjesë Drejtor të DZHE-ve dhe zyrtar komunal ku janë të fokusuar në identifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve sipas kritereve të BE-së, dhe procesit të vlerësimit dhe financimit të projekt propozimeve nga ana e tyre.
Në këtë aktivitet mori pjesë dhe zyrtarja e MZHR-së e cila është në monitorim të OJQ-ve, ky aktivitet u realizua në Prishtinë.
Bashkangjitur gjeni disa foto të realizuara me datën 23.09.2022.