Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale - KLGI” me datën 10.07.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, sfidat dhe mundësitë e nismave dhe programeve të përbashkëta rajonale, ku gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkomunal për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, si dhe potenciali i iniciativave të përbashkëta për adresimin e sfidave rajonale.
Pjesëmarrësit theksuan nevojën për koordinim më të mirë me sektorin privat, hartimin e planeve të përbashkëta dhe nxitjen e investimeve, krahas ndërtimit të rrjeteve efikase të komunikimit me bizneset, donatorët dhe investitorët.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së z. Hashim Ibishi, ku i njejti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në ”Klan Arena Prishtinë”.