Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR”, OJQ “D&D” me datë 16.07.2025 deri më 18.07.2025 ka realizuar aktivitetin me temën “ZHVILLIMI DHE PROMOVIMI I BIZNESEVE PËRMES PANAIRIT”, ku ka realizuar në shesh të Podujevës një panair 3-ditor.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR, mori pjesë zyrtarja e MZHR-së, Gresa Gashi, e cila është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në Podujevë.