Në kuadër të implementimit të projekteve nga “Thirrja Publike për Mbështetje Financiare të Projekteve/Programeve të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar”, OJQ “Fuqizimi i Gruas dhe Rinisë”, më datë 23.07.2025, ka realizuar aktivitetin me temën “Planifikimi në ndërmarrësi dhe zhvillimi i biznesit”, ku gjatë këtij trajnimi u theksua rëndësia e të rinjve dhe të rejave në bizneset fillestare për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për planet e biznesit — se çfarë janë dhe çfarë përmbajnë një plan biznesi, ku u shpjegua se plani i biznesit është një dokument kyç që përmbledh vizionin, qëllimet, strategjitë dhe mënyrën e realizimit të një biznesi.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR, mori pjesë zyrtari i MZHR-së z.Hashim Ibishi, i cili është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në “Komunën e Rahovecit – Qendra Rinore në Rahovec”.