Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Frojdi” me datën 28.07.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Zhvillimi i Aftësive Sociale dhe Strategjive të Marketingut’’, qëllimi ka qenë se si një produkt promovohet për të tërhequr klientelën,rritja e aftësisë për të komunikuar qartë dhe me ndikim, brenda dhe jashtë organizatës,kërkesat e tregut dhe klientëve për të ndërtuar strategji marketingu. Suksesi nuk varet vetëm nga shërbmet apo produktet që ofrohen, por nga mënyra se si e promovojnë atë që kanë për ta ofruar.
Në kuadër të këti projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së z. Aridon Morina, ku i njejti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në objektin ''Sunshine Lounge Bar'', Rruga B në Prishtinë.