Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Nomad Kosova ” me datën 01.08.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Shtigjet që bashkojnë Turizëm ndërkomunal Skenderaj- Zubin Potok’’, qëllimi ka qenë identifikimi i shtigjeve ekzistuese apo potenciale që lidhin pikat turistike të Skenderajit,me komunën e Zubin Potokut , përmes segmentit që kalon ndërmjet fshatrave Kërrligatë dhe Crepulë , zhvillimin e infrastrukturës për ecje, vizitë natyrore, për të përmirësuar qasjen e vizitorëve, e cila promovon bashkëpunim rajonal dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së Aridon Morina , ku i njejti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në Skenderaj