Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Future Development Centre - FDC ” me datën 18.08.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Promovimi i Bashkëpunimit Ndërmjet Bizneseve të Grave dhe Komunave’’, qëllimi ka qenë të promovohet bashkëpunimi konkret ndërmjet bizneseve të grave dhe komunave, duke i ofruar përkrahje me politika dhe projekte konkrete në mënyrë që bizneset e grave të zhvillohen si dhe të gjenerojnë vende të reja të punës, duke e treguar potencialin e tyre të plotë.
Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së Aridon Morina , ku i njëjti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në Vushtrri.