Në kuadër të thirrjes publike për mbështetje financiare të projekteve/programave të OJQ-ve në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar, OJQ “SHKA Sharski Behar” nga Prizreni më 19.08.2025 ka realizuar aktivitetin me temën “Liderët e së Nesërmes: Zhvillimi i Aftësive të Buta për të Rinj”.
Qëllimi i aktivitetit ishte zhvillimi i aftësive të buta tek të rinjtë për lidership dhe ndërmarrësi. Ligjërues ishte Prof. Reshat Etemi, ndërsa aktiviteti u moderua nga Kryetari i SHKA-së, z. Edis Mustafi. Pjesëmarrësit morën certifikata dhe MZHR-së iu nda mirënjohje për mbështetjen.
Të pranishëm ishin të rinj nga Prizreni, Bosnja dhe Zajqari, përfaqësues të SHKA-së, zëvendësministri i Kulturës z. Sylejman Elshani dhe zyrtari i MZHR-së, Shani Hamitaga, i angazhuar në monitorimin e OJQ-ve.
Aktiviteti u mbajt në Prizren.