Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Forumi Shqiptar për Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore” më datën 27.08.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Forcimi i Lidershipit për një Zhvillim të Qëndrueshëm Rural’’, qëllimi ka qenë të fuqizohet lidershipi në mënyrë që të gjitha kërkesat t'i trajtojë me ide konkrete dhe kreative për të mirën e vendit, përmes vendimmarrjes, aftësive menaxheriale dhe bashkëpunimit institucional.
Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së Aridon Morina, ku i njëjti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në Suharekë.