Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR”, OJQ “ORGANIZATA PËR KULTURË DHE EDUKIM KULTUS” më datë 29.08.2025 ka realizuar aktivitetin “KULLË’TECH”, i cili u mbajt në Gjakovë dhe ofroi njohuri mbi potencialin turistik të Kosovës, trendet moderne të turizmit, zhvillimin e paketave turistike, marketingun digjital dhe përfshirjen e komunitetit lokal.
Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR, mori pjesë edhe përfaqësuesja e MZHR-së, znj. Gresa Gashi, e cila ndjek nga afër monitorimin e projekteve të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në komunën e Gjakovës.