Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “RONA” me datën 05.09.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Ekoturizmi për Zhvillimin Rajonal – Hulumtimi i Aftësive që Mungojnë në Turizëm”. Në këtë aktivitet u theksua se ekoturizmi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal, duke nxitur ruajtjen e natyrës dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale. Tema u përqendrua në identifikimin e aftësive që mungojnë në sektorin e turizmit, si ofrimi i shërbimeve cilësore, prania e guidave profesionale, menaxhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi efektiv i marketingut digjital.
Në kuadër të këti projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së Hashim Ibishi, ku i njejti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në ”Komunen e Prishtinës”.