Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR”, OJQ “INSTITUTI PËR EKONOMI TË TREGUT TË LIRË” më datat 17-18-19.09.2025 ka realizuar trajnimin “Ndërlidhja e Politikave Lokale dhe Rajonale për Ekonominë Kreative në Kosovë” për të ofruar pjesëmarrëseve mundësi të zhvillojnë ide konkrete, të kuptojnë më mirë rrugën drejt formalizmit të bizneseve dhe të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi me të tjerët në sektorë kreativë. Në kuadër të këtij projekti të financuar nga MZHR, mori pjesë edhe përfaqësuesja e MZHR-së, znj. Elif Perolli.
Ky aktivitet u realizua në komunën e Prishtinës.