Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Instituti për Zhvillim dhe Integrim IZHI” me datën 17.07.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Forcimi i ekonomisë lokale përmes bashkëpunimit dhe promovimit”. Në këtë aktivitet u theksua se trajton rëndësinë e bashkëpunimit midis bizneseve dhe komuniteteve lokale për të ndërtuar një ekonomi më të fortë dhe të qëndrueshme. Promovimi i produkteve dhe shërbimeve lokale ndihmon në rritjen e njohjes dhe kërkesës, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe punësim në zonë. .
Ky projekt u financua nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Aktiviteti u realizua në ” Komunën e Kamenicës”.