Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Kosovo Experts Group - KOEG” me datën 25.09.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Fuqizimi i Grave në Biznes përmes Konsuleces dhe Panairit ”. Në këtë aktivitet u theksua se mbështetja profesionale, trajnimeve dhe këshillimit strategjik për gratë sipërmarrëse, me qëllim që ato të zhvillojnë dhe rrisin bizneset e tyre. Konsulenca ndihmon gratë të përmirësojnë aftësitë menaxheriale, të marrin vendime të informuara dhe të përballojnë sfidat në treg. Kjo qasje kontribuon në barazinë gjinore në ekonomi, rritjen e punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror.
Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së Hashim Ibishi, ku i njëjti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në "Komunën e Mitrovicës”.