Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Rinia Aktive e Prizrenit” më datën 29.09.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Nxitja dhe vetëdijesimi i të rinjve të komunitetit turk dhe boshnjak në kuadër të zhvillimit socio ekonomik në Prizren”, qëllimi ka qenë të fuqizohen dhe të vetëdijesohen të rinjtë e komunitetit turk dhe boshnjak për rëndësinë e zhvillimit e socio-ekonomik, duke u ofruar mundësi për ngritje të kapaciteteve, në mënyrë që të kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit dhe zhvillimin e vendit.
Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së z. Aridon Morina, ku i njëjti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në Prizren.