Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Retina” me datën 30.09.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “PROMOVIMI DHE ZGJERIMI I ZHVILLIMIT SOCIO EKONOMIK RAJONAL”. Në kuadër të këtij aktiviteti u theksua se zgjerimi i zhvillimit socio-ekonomik në rajone të ndryshme ndihmon në uljen e pabarazive midis zonave urbane dhe rurale, duke krijuar mundësi të reja punësimi, rritje të biznesit lokal, dhe përmirësim të kushteve jetësore për banorët. Kjo arrihet përmes bashkëpunimit mes sektorit publik, privat dhe komuniteteve lokale, duke përdorur strategji që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin e ekonomive rajonale me tregjet më të gjera.
Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së z. Hashim Ibishi, ku i njëjti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në ”Komunën e Lipjan”.