Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Polise” me datën 09.10.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “PROMOVIMI DHE ZGJERIMI I ZHVILLIMIT SOCIO EKONOMIK RAJONAL ”. Në këtë aktivitet u theksua se përmirësimi i ekonomisë dhe mjedisit përmes politikave të gjelbërta synon zhvillimin e qëndrueshëm duke integruar masat mjedisore në vendimmarrjet ekonomike. Këto politika nxisin përdorimin e burimeve të rinovueshme, zvogëlimin e ndotjes dhe mbështetjen e teknologjive të pastra.
Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së z. Hashim Ibishi, ku i njëjti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në “Komunën e Mitrovicës”.