Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJA PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-VE NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR”, OJQ “GLV NATYRA” më datë 29 gusht 2025 realizoi aktivitetin me temën “Promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet komunave, bizneseve dhe investitorëve potencial”.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i pjesëmarrësve lidhur me mundësit dhe rendësin e bashkëpunimit në mes komunave, bizneseve dhe investitorëve potencial, me theks të veçantë në fushën e turizmit në përgjithësi në Kosovë dhe kryesisht në komunën e Shtimes.
Në kuadër të këtij projekti, të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), mori pjesë edhe zyrtari i MZHR-së, z. Shani Hamitaga, i cili monitoron aktivitetet e OJQ-ve.
Ky aktivitet u zhvillua në Shtime.