OJQ “Vizioni Rinor i Shalës” ka realizuar me sukses trajnimin me temën “Bazat e Teknologjisë dhe Softuerëve të Përbashkët”, i mbajtur në Lipjan më 29 tetor 2025.
Ky aktivitet kishte për qëllim fuqizimin e të rinjve dhe fëmijëve në zhvillimin e aftësive të tyre digjitale dhe kompjuterike, duke i inkurajuar ata të përfshihen më shumë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Në aktivitet mori pjesë edhe znj. Gresa Gashi, përfaqësuese e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), e cila ndoqi nga afër procesin e trajnimit dhe monitorimin e projekteve të OJQ-ve.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantonin njohuritë e tyre të ndanin përvojat dhe sfidat me të cilat përballen në zhvillimin e tyre, si dhe të diskutojnë së bashku për zgjidhje praktike dhe inovative.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të OJQ-së “Vizioni Rinor i Shalës” për të mbështetur zhvillimin profesional dhe personal të të rinjve në komunitet.
                            
