Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR, OJQ “Perspektiva Energjetike” më datën 19.11.2025 ka realizuar aktivitetin me temën, “Promovimi i Prodhimit të Energjisë Elektrike-Prosumeret dhe Agjenda e Gjelbërt në Zhvillimin Socio Ekonomik të Balancuar në Kosovë”, diskutimi ka qenë: sa i gatshëm është sistemi energjetik i Kosovës për rritjen e prosumerëve, a ka mjaftueshëm infrastrukturë për ndërtimin e paneleve solarë, a duhet të bëjnë institucionet qeveritare më shumë për bizneset si dhe për qytetarët duke i përkrahur përmes grandëve, subvencionet, apo përmes institucioneve bankare duke i financuar përmes kredive të gjelbërta, kredive të buta etj.
Në kuadër të këtij projektit të financuar nga MZHR mori pjesë zyrtari i MZHR-së z. Aridon Morina, ku i njëjti është edhe në monitorim të OJQ-ve.
Ky aktivitet u realizua në Prishtinë.

