Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), njofton të gjithë të interesuarit, se për shkak të disa problemeve teknike, të paraqitura sot nga një numër i konsiderueshëm i aplikantëve e që ndërlidhen me funksionimin e sistemit ekosova, shtyhet afati i aplikimit për grante në dy (2) programet: Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar PZHRB 2021 dhe Programin për Rimëkëmbje Ekonomike PRE 2021 – Masa 15.
Afati i paraparë të mbyllet sot me datë 25.03.2021 në ora 16:00, SHTYHET deri me datë 26.03.2021 në ora 16:00.