Rezultatet e Fazës së dytë (Vlerësimi i Aplikacioneve) – Thirrja për propozime “Pako për Rimëkëmbje Ekonomike 2021, Masa 15” Lot 2 dhe Lot 3
1. Rajoni Zhvillimor Qendër Aplikantët nga komunat (Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Drenasi, Shtime, Lipjani dhe Graçanica)
2. Rajoni Zhvillimor Veri Aplikantët nga komunat (Mitrovica, Mitrovica Veriore, Vushtrria, Skenderaj, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok)
3. Rajoni Zhvillimor Lindje Aplikantët nga komunat (Gjilani, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçaniku, Novobërda, Shtërpca, Kamenica, Vitia, Kllokoti, Ranillugu dhe Parteshi)
4. Rajoni Zhvillimor Jug Aplikantët nga komunat (Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Suhareka, Malisheva dhe Mamusha)
5. Rajoni Zhvillimor Perëndim Aplikantët nga komunat (Peja, Klina, Deçani, Juniku, Gjakova dhe Istogu)
Për Aplikantët e para-kualifikuar, siç është e përcaktuar me udhëzuesin për aplikantë ju lutem t’i sjellni në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal:
- Dëshminë nga Regjistri i Kredisë Kosovës (apo siç njihet në banka CRK - Credit Registry of Kosova) të llogarive Personale dhe të Biznesit të cilat mund të merren në bankën ku e keni llogarinë e hapur apo në Bankën Qëndrore të Kosovës – BQK si dhe
- Vërtetimin e qarkullimit vjetor nga ATK për v.2020.
Ky dokumentacion duhet të sillet deri me datë 25.05.2021. Në rast të mos sjelljes së dokumentacionit të kërkuar brenda afatit, MZHR do t’ua refuzojë parakualifikimin e grantit.
Para-kualifikimi si përfitues i grantit nuk nënkupton edhe përzgjedhjen finale. Për të gjitha Lot-et përzgjedhja përfundimtare bëhet pas sjelljes së dokumentacionit të kërkuar nga MZHR dhe pas realizimit të vizitës në teren nga zyrtarët e MZHR-së.
Sqarim: Rezultatet e aplikantëve janë të shpalluara me numrin personal të aplikantëve.
Në rast të ankesave ato mund të drejtohen në arkivë tek Ministria e Zhvillimit Rajonal Adresa: Rr.Perandori Justinian (Lagja Pejton) Nr.116, Prishtinë 15 ditë nga data e publikimit.