Sot Ministri Rasim Demiri mbajti një fjalim me rastin e hapjes së Panairit të Dimrit, i cili mbahet nga 15. deri më 17. dhjetor, që është një ngjarje tradicionale e organizuar nga pesë Agjensionet Rajonale Zhvillimore të financuar nga projekti i BE-së “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal” që administrohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, i përkrahur edhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Ministri potencoi se mbështetja e ndërmarrësisë së vogël dhe të mesme, e veçanërisht bizneseve që me punën e tyre bëjnë që të zvogëlohen produktet e importit, është njëri nga objektivat më të rëndësishëm të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.