Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Ministri Rasim Demiri: Ministria e tij do të shërbejë si shembull për ministritë e tjera

Ministri Rasim Demiri: Ministria e tij do të shërbejë si shembull për ministritë e tjera

10 nëntor 2017

SHARE
PRINT

Ajo që është vendimtare dhe sfidë për shumë shtete në rajon, po ashtu është edhe për Kosovën dhe përveç kësaj në çfarë mënyre ti motivojmë njerëzit të cilët mirren me prodhim apo planifikojnë të fillojnë ndonjë biznes tjetër familjar dhe si të risin produktivitetin. Me atë rast edhe ekipi i portalit mzhr.rks-gov.net ka vizituar Ministrin e ministrisë së sapoformuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z.Rasim Demirin.

Me formimin e Qeverisë së Kosovës në krye të së cilës është Ramush Haradinaj, Demiri është emëruar ministër në Ministrinë për Zhvillim Rajonal. Deri më tani në Kosovë nuk ka ekzistuar kjo ministri e cila në të gjitha shtetet për rreth është shumë e rëndësishme sepse përveç buxhetit të planifikuar shtetërorë mund të thithë financa prej fondeve evropiane dhe mund të kontribuojë zhvillimit të vendit.

Ministri Rasim Demiri thotë se ministria e sapoformuar për zhvillim rajonal do të koordinojë aktivitetet për mbështetje të balancit rajonal të zhvillimit socijal-ekonomik dhe do të gjenerojë vende të reja të punës.

“Ne si ministri e re do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e tjera, do të koordinojmë aktivitetet për zhvillimin e zonave ekonomike me qëllim të promovimit të balancit rajonal të zhvillimit socijal-ekonomik”, tha Demiri.

Ministria e Zhvillimit Rajonal do të bashkëpunojë edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Ne përveç bashkëpunimit me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, do të bashkëpunojmë edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me ministritë kompetente ku në atë mënyre ne do të marim pjesë në inicijativat rajonale, ndërsa me Ministrinë e Integrimeve Evropiane dhe Ministrinë e Financave, në përputhje me kornizat ligjore në fuqi ne do të marim pjesë në ndihmën për menaxhimin e financave të jashtme në fushën e zhvillimit rajonal”, tha ministri Demiri.

Ministria në krye të së cilës është zotri Demiri planifikon që përmes subvencioneve të ndryshme, projekte kapitale dhe ndihmave të tjera financijare, të krijojë kushte për 5.000 vende të reja pune.

Kur është në pyetje ndihma bizneseve të vogla dhe të mesme, ministri Demiri thotë që ministria ka qenë mëse e kujdesshme për këtë çështje dhe që përmes granteve dhe subvencioneve do të sigurojë mjete të mjaftueshme për nevojat e tyre.

“Në atë mënyrë ne do të dëshmojmë se si ti japim stimul të tjerëve për mirëmbajtje të biznesit, sepse pikërishtë ky është qëllimi ynë, natyrisht se shpërndarja e granteve dhe subvencioneve do të kërkojë plotsimin e kritereve të caktuara, përkatësisht si dhe në çfarë mënyre të interesuarit do të arrinin deri tek përfitimi i mjeteve. Të gjithë ata të cilët duan të prodhojnë apo të zgjerojnë prodhimtarinë e tyre, ne sigurisht se do tu dalim në ndihmë, pa marë parasysh se për cilin aktivitet bëhet fjalë. Komisioni ynë tanimë është duke punuar në atë drejtim ndërsa subvencionet dhe grantet do të shpërndahen në disa grupe”, tha Demiri.

Sa i përket projekteve kapitale ato do të mund të realizohen gjatë vitit 2018 ku përmes buxhetit shtetëror ministria të fitojë mjetet e destinuara.

Ne do të shpallim konkurs për të gjitha komunat e Kosovës dhe ato mund të aplikojnë për projekte kapitale. Përparësi do të kenë ato komuna të cilat janë të gatshme të participojnë me ministrinë tonë. Boshnjakët e Kosovës, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës, gjithashtu mund të paraqesin kërkesë për projekte infrastrukturore me pëlqimin e kryetarit të komunës”, tha ministri.

Përveq subvencioneve dhe projekteve kapitale, kjo ministri planifikon që të përkrahë edhe sektorin joqeveritar përmes granteve të caktuara.

Ministria e Zhvillimit Rajonal do të numërojë mbi 54 të punësuar, një pjesë e stafit do të jenë politikë ndërsa pjesa tjetër do të jenë nga stafi civil.

Minsitri Demiri tha se ministria e tij do të shërbejë si shembull për ministritë e tjera kur është në pyetje respektimi i kuotave për punësimin e komuniteteve pakicë.

“Ne do të jemi reptësishtë striktë përgjatë punësimeve në ministrinë tonë. Kjo ministri do të jetë shembull si dhe në çfarë forme duhet të respektohen kuotat e punësimit të komuniteteve pakicë. Do ti dëshmojmë të gjitha institucioneve dhe ministrive, bile edhe atyre ministrive në krye të së cilave janë ministrat nga komunitetet pakicë”, tha në fund të bisedës sonë ministri Rasim Demiri.

Lajme të tjera

Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë Ministri Damka viziton Komunën e Gjakovës Ministri Damka viziton Komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo