Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunat përfituese Junik dhe Deçan nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Demiri i përgëzoj komunat përfituese dhe ju uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
– “Ndërtimi i shtëpizës bjeshkatare-alpine në Junik”
Kryetari i komunës së Junikut ka falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.