Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Suharekë nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Ministri Demiri e përgëzoj komunën përfituese dhe ju uroj sukses në zbatimin e projektit:
“Ndërtimi i tregut ditor-me karakter rajonal”.
Kryetari i komunës së Suharekë ka falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.