Zëvendës Ministrja e Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra ishte e ftuar dje në Komunën e Deçanit, me ç’rast u prit nga kryetari i Komunës z. Bashkim Ramosaj.
Ndër të tjera znj. Shkodra zhvilloi takim me gratë afariste të kësaj Komune, të cilat shprehën gatishmërinë, interesimin dhe seriozitetin për të zgjeruar më tutje bizneset e tyre.